Forcat izraelite arrestuan 28 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 28 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 28 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet Jenin të Bregut Perëndimor, Nablus, Bethlehem, Ramallah dhe në Kuds.

Thuhet se 28 palestinezë të tjerë, përfshirë ish të arrestuar, u arrestuan gjatë bastisjeve në fjalë. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 9.430.

Ushtarët izraelitë përdorën dhunë kundër palestinezëve dhe familjeve të tyre që ata mbajtën gjatë bastisjeve, dëmtuan shtëpitë e tyre dhe hapën zjarr direkt. Izraeli në mënyrë sistematike i ka nënshtruar palestinezët ndaj ndëshkimeve kolektive përmes “sulmeve gjithëpërfshirëse” në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor. Raportohet se 553 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori.

MARKETING