Snopçe: Fatmirësisht ne po e sjellim ndryshimin!

Snopçe: Fatmirësisht ne po e sjellim ndryshimin!

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e VLEN ka reaguar ndaj deputetes së Frontit Evropian Ilire Dauti e cila deklaroi se vendi i VLEN-it është në opozitë dhe jo në Qeveri.
Snopçe tha se ata dikur kanë patur kauzë të përbashkët dhe kanë tentuar që ta dërgojnë BDI-në në opozitë.
“Fatmirësisht unë vazhdoj të jem kundër BDI-së ndërsa fatkeqësisht ju jeni shndërruar shërbëtor të BDI-së. Drejtësia është historike, sepse pjesë më e madhe ka të bëjë me shkuarën, asnjë kriminel nuk dënohet për të ardhmen por dënohet për krimet që ka bërë në të shkuarën. Kriminelët janë kundër historisë se dëshirojnë ta fshehin krimin, por edhe i padituri është kundër sepse s’ka informatë. Vetëm kur një gjeneratë largohet do të vijnë gjenerata të reja, këta të rinj të shkencës do ti shtjellosin të vjetrat dhe do sjellin ndryshim, kështu ndodh në jetë. Elementi bazë i demokracisë është ndryshimi, ne vazhdojmë ti japim kahe ndryshimit ju vazhdoni fatkeqësisht të jeni me BDI-në.”, deklaroi Snopçe.

MARKETING