Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re

Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot vazhdon seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re me mandatar për kryeministër Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së.

Pas përfundimit të debatit dhe fjalimeve të deputetëve, deri vonë në mesnatë pritet të votohet Qeveria e re, për të cilën duhet 61 nga 120 vende deputetësh në Kuvendin e RVM-së.
Por, koalicioni i formuar qeveritar numëron 78 deputetë dhe përbëhet nga 58 deputetë të VMRO-DPMNE-së, 14 nga koalicioni VLEN dhe 6 deputetë nga partia ZNAM.

Programi i punës së Qeverisë 2024-2028, i dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski, është paraqitur në gjashtë shtylla në mbi 60 faqe. Synimi kryesor, siç u tha, është rikthimi i besimit në institucionet e qeverisjes shtetërore, eliminimi i korrupsionit dhe garantimi i shtetit ligjor, si dhe rigjallërimi ekonomik me synimin për të krijuar vende pune produktive dhe të mirëpaguara, etj.

MARKETING