Fronti Europian: Qeveria heq Balancuesin, Vlen hesht!

Fronti Europian: Qeveria heq Balancuesin, Vlen hesht!

Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Kështu thuhet në reagimin e Frontit Europian, sipas të cilës, ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm.

“Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të VMRO-DPMNE-së. Fronti Europian ashtu si në rastin e parë edhe për këtë hap të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, do të paralajmërojë të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe në veçanti, garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-të dhe Bashkimin Europian#, thuhet në reagim. Kujtojmë të gjitha subjektet në fjalë se çdo cënim i mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, do të hapë tema dhe mekanizma të tjerë që sigurojnë barazinë mes qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend. “Fronti Europian si forcë e vetme politike legjitime, nuk do të lejojë diskriminimin dhe majorizimin e qytetarëve dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi nga pasojat që mund të sjellin provokimet e këtilla të Qeverisë jolegjitime”.

MARKETING