Mickoski: Stoilkoviq është bashkëpunëtori im dhe i besoj atij dhe qëndrimeve të tij promaqedonase

Mickoski: Stoilkoviq është bashkëpunëtori im dhe i besoj atij dhe qëndrimeve të tij promaqedonase

Mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickoski ka dorëzuar propozimin për kabinetin e tij në Kuvend.
Pas dorëzimit të propozimit, Mickoski tha se debati duhet të fillojë të shtunën, ndërsa më së voni pritet të përfundojë të hënën.
Gjatë konferencës për media, Mickoski u pyet edhe për propozimin që Ivan Stoilkoviq, të jetë i Sistemit Politik, duke ditur qëndrimet e tij pro Rusisë dhe Putinit.
“Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime pro maqedonase. Cdo njëri i cili do të del nga ky shteg pa dallim pozicionit, pro çfarëdoqoftë nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Vendi ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë së bashku 24, por edhe ata qindra që vertikalisht do të zgjidhen dhe emërohetn të ketë vetëm qëndrime promaqedonase dhe të luftojnë për vendin e tyre Maqedoninë”, tha Mickoski raporton SHENJA.
I pyetur se cfarë nënkupton me termin qëndrime promaqedonase, Mickoski tha se kjo nënkupton orientimin strategjik të Maqedonisë, partner të fuqishëm në NATO dhe vend i cili një ditë nga sot do të jetë anëtare e BE-së.
“Ndërsa për pozicionet e Ivan Stoilkoviqit nuk mundem me ju të bie dakord, ndoshta do të keni mundësi të flisni me të dhe të jep mendimin e vet. Por unë si mandatar dhe si kryeministër i ardhshëm pres që çdo anëtarë i qeverisë të ketë vetëm qëndrime pro vendore dhe maqedonase”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se Stoilkoviqi është bashkëpunëtori i tij dhe se beson në ndershmërinë e tij dhe qëndrimet pro maqedonase. /SHENJA/

MARKETING