Frikë për trazira në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit C

Frikë për trazira në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit C

Angli-Serbi është ndeshja që spikat në ditën e tretë të Euro 2024.

Sfida e grupit C përball dy skuadra pretendente për të kaluar grupi. E para, Anglia është në fakt një nga ekipet me koeficientin më të lartë për të fituar edhe trofeun.

Ekip me shumë talent britanikët, talent të cilin duhet ta përkthejnë në rezultate konkrete në fushën e lojës, pasi në historinë e saj nuk kanë munguar emrat e mëdhenj, por rezultatet.

Ishullorët përveç eksperiencës në mbrojtje e mesfushë me emra si Tripe, Uoker, Stons, Rajs dhe Aleksander Arnold, kësaj radhe mbështeten tek një repart ofensivë i frikshëm përbërë nga yje si Fill Foden, Saka, Belingham dhe Harri Kane.
Aq e fortë është në sulm Anglia saqë pati luksin të lërë jashtë Xhek Grilish të Manchester City, ndaj edhe sonte ndaj Serbisë janë ata favoritë për ta nisur mbarë grupin C.

Serbët shpresojnë të dalin të paktën me pikë nga kjo sfidë pasi më tej do të luajë gjithçka për gjithçka me dy rivalët direkt për vendin e dytë Danimarka dhe sllovenia.

Ballkanasve të drejtuar nga Stojkovic nuk i mungojnë emrat në organikë madje edhe me shumë eksperiencë si Mitroviq, Tadiq, Milenkovic, Kostic e mbi të gjitha ylli i Juventusit Dushan Vlahoviq.

Frika më e madhe e autoriteteve gjermane për ndeshjen e sotme që luhet në Veltins Arena të Shalkes është përplasja mes huliganëve anglezë dhe atyre serbë në rrugët e qytetit para nisjes së takimit ndaj dhe masat e sigurisë janë shtuar shumë.

Ndeshja tjetër e grupit është ajo që përplas Danimarkën me Slloveninë, me nordikët diçka më shumë favoritë.

MARKETING