(VIDEO) Zbutet masa ndëshkimore për të dënuarit në incidentin në M-NAV
Prokuroria Publike njofton se Gjykata Penale ka shqiptuar dënime me kusht për shtatë pjesëmarrësit në ngjarjet në M-NAV, duke sqaruar se në bazë të provave që kanë marrë nga Eurocontrol, e kanë rikualifikuar veprën penale.
Nga atje thonë se bëhet fjalë për incidentin në M-NAV, i cili ndodhi më 4 janar të këtij viti, kur tetë persona hynë në zyrat e Navigacionit Maqedonas në aeroportin e Shkupit dhe sulmuan një kontrollor të trafikut ajror.
PROKURORIA PUBLIKE
“Gjatë procedurës hetimore janë dhënë deklarata verbale nga punonjësit e M-NAV si dëshmitarë të ngjarjes dhe nga zyrtari i dëmtuar, si dhe raporte për sigurinë e trafikut ajror në momentin kritik nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe agjencia ndërkombëtare Eurocontrol. Këto prova nuk tregojnë se në kohën e veprimeve të të pandehurve ka ekzistuar rrezik dhe është kërcënuar siguria e komunikacionit ajror dhe për ato arsye vepra penale nuk ekziston më Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 i Kodit Penal, për të cilin ka nisur hetimi”.
Nga video materiali i siguruar në hetim dhe nga deklarimet e të dëmtuarit dhe dëshmitarëve, del se vetëm veçoritë e veprës penale – Pengimi i zyrtarit në kryerjen e një vepre zyrtare dhe se në pajtim me paragrafin 3, për të cilën është pezulluar dënimi me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet, janë plotësuar. Për këto arsye, prokurori publik kompetent ka kërkuar dhe ka marrë pëlqimin nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup për ndryshimin e kualifikimit juridik sipas të cilit është zhvilluar procedura e mëparshme.
PROKURORIA PUBLIKE
“Të ballafaquar me provat e kësaj vepre penale, të pandehurit kanë shprehur gatishmërinë për të lidhur propozim-marrëveshje me prokurorinë dhe për të pranuar aktgjykimin e fajësisë. Gjatë peshimit të sanksioneve të përcaktuara janë vlerësuar individualisht të gjitha rrethanat dhe veprimet e secilit prej të dyshuarve të rastit, mungesa e pasojave të qëndrueshme, si dhe praktika gjyqësore për dënimet për krime të tilla” .
Për të dyshuarin e tetë të përfshirë nga hetimi fillestar, procedura është ndërprerë, pasi nuk ka marrë pjesë në veprimet e pengimit të zyrtarit në kryerjen e punës.
Mosmarrëveshjet në M-NAV kishin nisur si rezultat i përplasjeve në mes udhëheqësisë dhe Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror M-NAV, pasi që sindikata disa herë kishte paralajmëruar që janë bërë shumë punësime partiake dhe nëse nuk ndërpriten të njejtat ata do të protestojnë. Qeveria me kërkesë të Sindikatës i shkarkoi drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV zyrtarizoi shkarkimin e drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre emëroi Hekuran Asanin dhe Milan Koraq. Me shkarkimin e drejtorëve u ndalua greva e paralajmëruar dhe kërcënimi për mbylljen e hapësirës ajrore nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/