Nesër në Kuvend do të bëhet koordinimi i parë zyrtar

Nesër në Kuvend do të bëhet koordinimi i parë zyrtar

Nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet koordinimi i parë zyrtarë i kryetarit Afrim Gashi me përfaqësues të partive politike, pas seancës konstituitive. Paraprakisht, siç kanë informuar  deputetët ka pasur një takim joformal të përfaqësuesve të partive politike.

MARKETING

Description of image

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,për MIA-n, ka konfirmuar se të hënën do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe se kur mund të mbahet senaca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por tha se nuk e di nëse do të ketë ndonjë marrëveshje.

Burimet partiake thonë se para se gjithash do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas do të dalin në seancë. Në seancën e nesërme koordinuese, bëhet e ditur, se do të negociohet për këtë dinamikë.

Infromacionet zyrtare në lidhje me bisedimet për përbërjen e Qeverisë mes  VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM, janë se bisedimet ende janë duke vazhduar. Zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski, në pyetjetet për gazetarët tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Nga Kabineti i presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, informuan se gjatë javës së ardhshme do të caktohet mandati për qeverinë e re, kur edhe do të fillojë të rrjedhë afati për formimin  saj.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING