(VIDEO) Arben Taravari për Aleancën e Zijadin Selës është moralist i rrejshëm

(VIDEO) Arben Taravari për Aleancën e Zijadin Selës është moralist i rrejshëm

Për Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, deklarata e ish kryetarit të tyre Arben Taravarit se nuk do të pranonte të bëhet ministër, nëse në Gostivar shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale, për ta është e vërtetë e moralistëve të rrejshëm. Sipas tyre, Taravarit VMRO i ka premtuar ndryshime ligjore, sipas të cilave do të ketë ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale.

Aleanca për Shqiptarët

“E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve”.

Ata thonë se po presin të shohin nëse në krye të komunës së Gostivarit do të vendoset, ashtu siç i takon zëvendësit Namik Durmishi, pasi sipas tyre ky person nuk është i përshtatshëm për VMRO-DPMNE-në.

Një ditë më parë, Arben Taravari deklaroi se nëse duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme për kryetar komune, nuk do ta pranoj funksionin ministror dhe nuk do të ishte e drejtë që qytetarët të shkojnë sërish në zgjedhje, duke shtuar se nuk do donte që 35.000 qytetarë të Gostivarit të maltretohen në më pak se një vit, të votojnë dy herë.

Ndërsa në qoftë se bëhet ministër, tha se atë do ta zëvendësonte njëri prej këshilltarëve të komunës, duke shtuar se kryetari i Këshillit, Valbon Limani, është zgjidhje e mirë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING