Kurti ka udhëtuar për në Turqi, pritet të takohet me Erdoganin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.