Përleshje fizike dhe më pas të shtëna me armë zjarri në rrugën e Plastikëve
Një incident i përgjakur ka ndodhur sonte tek rruga e Plastikëve në Çair, raporton SHENJA.
Sipas informacioneve të para, fillimisht ka patur përleshje fizike, ndërsa më pas është shtënë me armë zjarri, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën kirurgjike Shën Naumi i Ohrit në klinikën Nënë Tereza.
Në vendngjarje janë ekipe të Prokurorisë dhe MPB-së.