Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjykatësit Nake Georgiev

Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjykatësit Nake Georgiev

Këshilli Gjyqësor mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, ndërsa anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe kërkesën për paraburgim të gjyqtarit. Gjithashtu, është marrë vendim për shkarkimin e përkohshëm të tij nga posti i gjyqtarit.

“Imuniteti gjyqtarit të lartë po i hiqet për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Miratohet kërkesa për miratimin e masës së paraburgimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup. Ai largohet përkohësisht nga ushtrimi i funksionit gjyqësor, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, deri në zgjidhjen përfundimtare të procedimit penal”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor debatuan dhe vendosën me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit gjyqësor të gjyqtarit Georgiev dhe miratimin e paraburgimit, pasi njëzëri me 10 vota “për” vendosën që publiku të përjashtohet nga seanca.

Ata iu referuan nenit 39 paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili përcakton se në raste të tilla anëtarët e këtij organi me shumicë prej dy të tretave të votave mund ta përjashtojnë publikun nga ndjekja e seancës për shkak të mbrojtjes së reputacionit dhe integritetit të gjyqtarit.

MARKETING