(VIDEO) Pesë mijë nxënës nga 150 shkolla testohen për hulumtimin ndërkombëtar TIMSS

(VIDEO) Pesë mijë nxënës nga 150 shkolla testohen për hulumtimin ndërkombëtar TIMSS

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve , Biljana Mihajlovska, informoi se tashmë gjithsej 5000 nxënës nga 150 shkolla të vendit janë duke u testuar këto ditë për nevojat e studimit ndërkombëtar TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study). Ajo thekson se ky testim që është një studim ndërkombëtar i lëndëve të matematikës dhe shkencës  filloi në prill të vitit të kaluar, ku me pjesëmarrjen në studime ndërkombëtare maten arritjet e nxënësve dhe fitohen të dhëna të shumta për sistemet arsimore, procesin mësimor, arritjet e nxënësve, punën e mësuesve, si dhe krahasimin e arritjeve të nxënësve në nivel ndërkombëtar.

Drejtoresha thekson se fëmijët i nënshtrohen provimeve në laptopë në pronësi të Qendrës, sepse, siç  tha ajo, ashtu e kërkojnë rregullat dhe sillen në shkollat ku bëhet testimi, ndërsa për synim kanë të shohin nxënësit se sa përparim kanë bërë gjatë një viti shkollor.

BILJANA MIHAJLOVSKA, DREJTORESHË E QENDRËS SHTETËRORE TË PROVIMEVE

“Vitin e kaluar kemi testuar edhe për TIMSS dhe këtë vit është studimi gjatësor, i cili aplikohet për të njëjtit nxënës. Jemi duke i testuar nxënësit e klasës së pestë, të cilët janë testuar edhe në klasën e katërt vitin e kaluar dhe synimi është të shohim se sa përparim kanë bërë gjatë një viti shkollor. Rezultatet e vitit të kaluar do të jenë gati në fund të këtij viti”.

Rikujtojmë që ky testim u ndërpre më 2 maj të vitit të kaluar, ku shkak ishte greva e punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve  për paga më të larta. Drejtoresha thotë se për shkak të grevës janë ndërprerë shumë procese që ky institucion organizon dhe zbaton, duke theksuar provimin e maturës shtetërore, i cili është një kusht ligjor për pranimin në universitet.

Maqedonia mori pjesë për herë të fundit në TIMSS në vitin 2019, ku rezultatet treguan se sipas njohurive të matematikës, nxënësit tanë janë nën mesataren ndërkombëtare, me 472 pikë. Po ashtu, sipas rezultateve jemi edhe nën mesataren ndërkombëtare për sa I përket arritjeve në shkencat natyrore.

/SHENJA/

MARKETING