Ilir Meta: Kam raporte të afërta me krerët e partive politike shqiptare në RMV

Ilir Meta: Kam raporte të afërta me krerët e partive politike shqiptare në RMV

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, deklaroi se mban raporte të afërta me të gjithë krerët e forcave politike tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Unë kam qenë dhe mbaj raporte shumë të afërta me kryetarët e forcave politike tek shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut. Kam patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të ndjerin Abdurahman Aliti, më pas me të ndjerin z. Arbër Xhaferin, marrëdhënie shumë të mirë me z. Ali Ahmeti. Në kohën që kam qenë kryeministër për shkak të detyrës por edhe dëshirës kam bërë gjithçka që të ndërtoj ura, në veçanti me z. Ahmetin i cili në atë kohë selinë e kishte në mal dhe z. Arbër Xhaferi i cili ishte përfaqëeusei kryesor i shqiptarëve”, u shpreh Meta. /SHENJA/

MARKETING