Ilir Meta në TV Shenja: Nuk kam patur raport të veçantë me Nikolla Gruevskin

Ilir Meta në TV Shenja: Nuk kam patur raport të veçantë me Nikolla Gruevskin

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, ka folur edhe për raporten e tij me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskin.

“Tani nuk është në natyrën time të flas për çështje që i kalojnë të kaluarës apo që i gjykojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj se ata e kanë dhënë verdiktin e tyre në mënyrë plebishitare. Sa i takon z. Gruevski nuk është se kam raport të veçantë me atë. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera kur kam kryeministër me Ljupço Georgievskin, derisa sa ndodhi situata e krizës në Maqedoni edhe e humbi ekuilibrin, sepse edhe kriza ishte shumë e rëndë për ata”, u shpreh Meta.

Meta përmendi faktin se në takimet me ish-kryeministri Gruevski, ai në 60 minuta bisedë me të, 55 minuta fliste për ekonominë dhe investime e huaja. /SHENJA/

MARKETING