(VIDEO) Osmani: Një Qeveri me shqiptarë jolegjitm dhe një Qeveri pa shqiptarë, është i njëjti koncept

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota. Ai në një emision në “ KANAL 5”ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është koncept i njëjtë.
MARKETING
BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rrahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”
Osmani ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshme”.
Osmani thotë se VLEN, koalicioni që tani po bisedon me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ndërsa theksoi se vullneti i shqiptarëve u tregua në zgjedhjet e 8 majit, ku sipas tij, në kampin politik shqiptar fitoi Fronti Europian.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/