(VIDEO) Lupço Palevski-Palço, e kaloi natën e parë në qelinë e burgut të Shutkës

(VIDEO) Lupço Palevski-Palço, e kaloi natën e parë në qelinë e burgut të Shutkës

I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, të 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Lupço Palevski-Palço, e kaloi natën e parë në qelinë e burgut të Shutkës, i cili një ditë më parë u ekstradua nga Turqia, ku ishte arratisur. Ndërkohë, derisa po qëndron në paraburgim, për të janë marrë masa të postaçme si, qeli e ndarë e cila gjendet në një korridor të veçantë, ushqim të veçantë dhe nuk ka kontakt me të burgosur tjerë. Pasi u sistemua në burgun e Shutkës, Palço po pret të dalë para prokurorisë dhe të japë mbrojtjen. Kurse, paralelisht prokuroria po përgatit hetimin.

Ekstradimi i Palevskit përfundoi dje, kur ai në Shkup u soll përmes linjës së rregulltë ajrore Stamboll-Shkup. Nga aeroporti i Shkupit, pjesëtarë të Departamentit për bashkëpunim policor ndërkombëtar të MPB-së, në një kolonë prej katër automjetesh civile, Palevski mbrëmë është transportuar në burgun hetues të Shkupit.

Gjykata Penale tashmë i kishte caktuar Palevskit paraburgim 30 ditor dhe do të aktivizohej për të kurdo që të hynte në shtetin e RMV-së. Lupço Palevski akuzohet për “Kidnapim” dhe “Vrasje brutale” të dy personave, Vanja Gjorçevskas dhe Lupço Palevskit. Pasi u identifikua si personi kryesor i dyshuar që ishte organizator i kidnapimit dhe vrasjes, ai lëshoi vendin, me qëllim arratisjen. Nga institucionet kompetente u tha që nga Maqedonia shkoi në Serbi, prej aty pastaj në Bullgari dhe nga shteti bullgar në Turqi ku dhe u arrestua nga organet e rendit, pasi që institucionet në Maqedoni kishin lëshuar për të fletëarrest ndërkombëtarë. Si i dyshuar për bashkëpunëtor dyshohet edhe babai i Vanjas, Aleksandar Gjorçevski, i cili muajin e kaluar me vendim të Gjykatës Supreme, nga burgu i Shutkës, u lëshuar në paraburgim shtëpiak.

Para pak kohësh, Palço përmes një letre publike, akuzonte ministrin e Drejtësisë se ai kishte dashur të kthehej në Maqedoni qysh në dhjetor, por sipas tij kjo ishte pamundësuar nga institucionet e Maqedonisë, pasi që nuk do ju konvenonte ekstradimi në periudhë parazgjedhore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING