(VIDEO) Kushtetuta e vendit ka parashikuar kompetencat kryesisht ceremoniale për presidentin

(VIDEO) Kushtetuta e vendit ka parashikuar kompetencat kryesisht ceremoniale për presidentin

Një ndër kompetencat kryesore të presidentit të vendit është përfaqësimi i shtetit. Ai ushtron të drejtat dhe detyrat e tij në bazë të kuadrit të Kushtetutës dhe ligjeve. Presidenti cakton mandatin për përbërjen e Qeverisë, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët dhe përfaqësuesit e shtetit jashtë vendit, merr letrat kredenciale dhe letrat e kthimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë, propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan, emëron tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit, propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, emëron dhe shkarkon bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, jep dekorata dhe mirënjohje, fal  në përputhje me ligjin dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Presidenti i Republikës i raporton Kuvendit për çështjet e kompetencës së tij të paktën një herë në vit ku Kuvendi mund t’i kërkojë Presidentit mendim për çështje që janë në juridiksionin e tij.

Presidenti i Republikës është edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë.

Detyra e Presidentit është që të mos jetë në një funksion apo pozicioni tjetër publik në një parti politike. Ai gjatë mandatit të tij si president është përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij.

Përpara marrjes së detyrës, Presidenti bën një deklaratë solemne para Kuvendit, me të cilën merr përsipër të respektojë Kushtetutën dhe ligjet mirëpo në rast vdekjeje, dorëheqje, për të kryer funksionin ose përfundimin e mandatit, në bazë të Kushtetutës, deri në zgjedhjet e Presidentit të ri të vendit, funksionin e tij e kryen kryetari i Kuvendit.   /SHENJA/

 

MARKETING