Prof. Dr. Sylejman Baki së bashku me Krenar Llogën dhe Salih Murat realizuan takime me qytetarët e komunës së Delçevës dhe Pehçevës
Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe kandidatin për deputet nga zona 6 zgjedhore, Salih Murat, kanë realizuar takime me qytetarët e Komunës Koçan, Komunës së Delçevës dhe fshatin Crnik të Pehçevës, ku në këto bashkëbisedime u dëgjuan problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.