(VIDEO) Mot i ngrohtë deri të martën, nga e mërkura nis shiu
Moti i nxehtë veror pritet të vazhdojë deri të mërkurën ndërsa më pas moti do të jetë më i ftohtë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se moti këto do ditë do të jetë i ngrohtë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here do të ketë erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 3 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 24 deri në 30 gradë.
DPH
“Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë. Mot i ngjashëm pritet edhe të dielën dhe të hënën.”
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëruan see të martën mbrëma, sidomos të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrusheme, do të ketë reshje shiu ku lokalisht do të jenë të dendura në formë stuhie të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Kështu temperaturat do të bien nga dita e mërkurë. /SHENJA/