Shider: Kam pritur që të gjitha partitë politike do të punojnë në ëndrrën evropiane

Shider: Kam pritur që të gjitha partitë politike do të punojnë në ëndrrën evropiane

Maqedonia e Veriut i nevojitet Bashkimit Evropian. Kam pritur që të gjitha partitë politike të punojnë për ëndrrën evropiane, por nga diskutimet këtu në vend, kam vërejtur se nuk ka shumë opsione proevropiane. Tani është periudha kur BE-ja duhet të bëjë gjithçka që negociatat të realizohet, por edhe Maqedonia e Veriut të ketë qeveri, e cila do të bëjë gjithçka që negociatat të realizohen. porosia është e qartë, do të kemi ardhmëri të përbashkët evropiane vetëm nëse ju zgjedheni dhe nëse Stevo Pendarovski bëhet president i shtetit, tha sot eurodeputeti dhe bartës i listës së sociademokratëve në Austri për zgjedhjet në BE, Andreas Shider pas takimit me liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit në selinë partiake të LSDM-së, Shider tha se Maqedonisë e Veriut i nevojitet qeveri, e cila do t’i zgjidh problemet. Ai si kyçe, përveç anëtarësimit në BE, i potencoi çështje ekonomike dhe sociale, por edhe çështjet që lidhen me sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Me këtë rast, ai tha se pikërisht LSDM-ja punon në tejkalimin e tyre.

“Jam i sigurtë se nga viti 2024 deri vitin 2029 në vend do të ketë edhe një festim – për anëtarësimin në BE”, tha Shider.

“Ndonjëherë zgjidhjet nuk janë të lehta, nuk janë të lehta as vendimet, ndonjëherë është vështirë të gjendet shumica, posaçërisht nëse opozita nuk është shumë serioze në ballafaqimin me problemet në vend, por, megjithatë është më me rëndësi se nevojitet qeveri, e cila e detekton problemin dhe e cila është e gatshme ta zgjidh, që të përmirësohen kushtet për qytearët dhe këtë e kemi parë këtu gjatë viteve të kaluara”, tha mes tjerash Shider.

MARKETING