Simptoma të sëmundjeve alergjike dominuese përvec infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët në Klinikën për Fëmijë
Në këtë periudhë, përveç infeksioneve respiratore, dominuese janë edhe simptomat e sëmundjeve alergjike. Si rinitit alergjik, rinokonjuktivit, laringit, bronko-obstruksione dhe përkeqësime të astmës, deklaroi sot për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup, docent dr. Valentina Cvejoska Çolakovska.
“Kushtet e motit dhe ngrohja e menjëhershme kontribuan në vegjetacionin e hershëm të pemëve dhe barërave, gjë që rriti përqendrimin e polenit në ajër. Më shpesh, fëmijët me këto simptoma trajtohen në baza ambulatore. Në këtë moment Klinika ka 15 fëmijë të shtruar në nevojë për trajtim spitalor, sqaroi drejtoresha e Klinikës për fëmijë.
Cvejoska Çolakovska informoi gjithashtu se në ambulancat e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup në baza ditore kontrollohen nga 100 deri në 150 fëmijë,
Në brifingun e djeshëm me mediat, Cvejoska Çolakovska deklaroi se tani tek ata dominojnë fëmijët me simptoma alergjike.
“Alergji të tilla nuk kemi pasur, në mesin e këtij shekulli konsiderohet se çdo i dyti fëmijë do të ketë një lloj alergjie. Por nuk është vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, nënvizoi drejtoresha, duke sqaruar se ka shumë arsye për rritjen e alergjive tek fëmijët, duke përmendur ndër të tjera edhe ndotjen e ajrit dhe se është ushqyerja.