(VIDEO) Banka Botërore: Në vend të çmimeve të ngrira krijoni vende pune më të paguara

(VIDEO) Banka Botërore: Në vend të çmimeve të ngrira krijoni vende pune më të paguara

Ngrirja e çmimeve të ushqimeve është masë afatshkurtër, jo një masë strukturore që mund të përdoret në afat të gjatë. Me të, ju vetëm përkohësisht, artificialisht, mbani një nivel çmimi që nuk pasqyron shpenzimet reale të prodhimit dhe flukset reale në ekonomi, deklaruan sot ekspertët e Bankës Botërore. Sipas tyre, në vend të ngrirjes së çmimeve, duhet të krijohen vende pune më të paguara, të rritet konkurrenca në sektorin e shitjes me pakicë dhe të ketë më shumë prodhim  në vend se sa të importohet.

JOANA MAXHOSKA, EKONOMISTE

“Edhe pse ngrirja e çmimeve ndihmoi në ruajtjen e standardit të jetesës së popullatës në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht gjatë rritjeve më intensive të çmimeve, kjo nuk është një masë që mund të përdoret në afat të gjatë. Në këtë rast, duhet të kaloni në disa masa strukturore që mund të përmirësojnë standardin. Një prej tyre është ofrimi i vendeve të punës më cilësore dhe më të paguara”.

Ekonomistët thonë se në Maqedoninë e Veriut është problematike rritja e deficitit buxhetor dhe theksuan se në përgjithësi çmimet e ushqimeve nuk kanë rënie të dukshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING