Siljanovska: Qeveria nuk po punon për qytetarët
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror.
“Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve tani janë figura më të pasur në shtet”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente, VMRO-DPMNE & koalicioni.