Dy pikat kyçe të programit të Taravarit: Dalje nga “Open Balkan” dhe harmonizimi i politikës së jashtme me të BE-së

Dy pikat kyçe të programit të Taravarit: Dalje nga “Open Balkan” dhe harmonizimi i politikës së jashtme me të BE-së

Kandidati për President, Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë në pah dy pikat kyçe të programit të tij që synojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Sipas Taravarit, dalja e menjëhershme e vendit nga nisma Ballkani i Hapur dhe harmonizimi i plotë të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë janë pika kryesore të integrimin në rajon dhe Evropë. Ky vizion, siç thekson Taravari, synon të sigurojë një integrim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të vendit në rajon dhe në nivel evropian.

MARKETING