Pendarovski: Nga Hristijan Mickoski buron imazhi i Nikolla Gruevskit

Pendarovski: Nga Hristijan Mickoski buron imazhi i Nikolla Gruevskit

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski mbrëmë në qytetin e Ohrit tha  se e ka mbajtur premtimin e tij pasi që 10 vjet më parë kishte deklaruar se do të jetë president i të gjithëve.  Pendarovski theksoi se nëse do ta rifitojë besimin e qytetarëve, në 5 vitet e ardhshme nuk do të punojë në ndarje në mes qytetarëve dhe në ndarjet mes maqedonasve dhe të tjerëve që jetojnë në vend. Ai premtoi se të gjithë një milion e tetëqind mijë banorët e vendit do t’i trajtojë si anëtarë të familjes së tij.

 

 

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM

“Nuk ka asnjë qytetar në vend që mund të thotë se është diskriminuar nga unë sepse nuk është maqedonas, sepse është shqiptar, turk, vllah, rom, sërb, boshnjak apo çfarëdo qoftë. Nuk ka asnjë qytetar  që mund të thotë se nuk i ka marrë të drejtat e tij ose nuk është pranuar nga unë e nuk më ka folur për problemet e tij sepse nuk është anëtar i LSDM-së, PRS-së apo nga cila do parti e koalicionit. Kush do që ka kërkuar ndihmë te unë, e kam ndëgjuar dhe aq sa i kisha mundësitë jam përpjekur t’i ndihmoja.”

MARKETING