Shpërthimi i zjarrit në Sallën Universale, arrestohen tre persona

Shpërthimi i zjarrit në Sallën Universale, arrestohen tre persona

Nga ministria e punëve të brendshme kanë njoftuar se në lidhje me zjarrin në sallën universale, në stacionin policor në Shkup janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë duke kryer punë, përkatësisht B.R. (50 vjeç), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Nga atje thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. “Sot 09.04.2024 rreth orës 09:45, në sektorin për punë të brendshme në Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar shërbime policore dhe pjesëtarë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët e kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30. Me veturat e ndihmës së shpejtë dy personat E.S. (48 vjeç) dhe A.T (41) janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit” thuhet në komunikatën e MPB-së. /SHENJA/

MARKETING