Kandidatja e VMRO-së: Ka ardhur koha për një Ilinden të katërt

Kandidatja për presidetne nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkoka, konsideron se teza “një shoqëri për të gjithë” është krejtësisht e gabuar dhe e palogjikshme. Ajo vlerëson se ne kemi dy shoqëri dhe ato nuk jetojnë bashkë, sepse liderët e atyre shoqërive lidhin marrëveshje në bazë të politikës së biznesit. Siljanovska thotë se është koha për një Ilinden të katërt dhe për një republikë të katërt të Maqedonisë.
MARKETING
GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOKA, KANDIDATE PËR PRESIDETNE NGA VMRO-DPMNE
“Ajo që më shqetëson veçanërisht këto ditë është vetëdija se do të kremtojmë 80 vjetorin e KAÇKM-së, Ilindenit të dytë. Krenarinë e merituam dhe e forcuam si në himn me betejën për drejtësi. Kështu ishte me Republikën e Krushevës, me partizanët dhe me KAÇKM-në në vitin 1991. Mendoj se është koha për një Ilinden të katërt, për një Republikë të katërt të Maqedonisë. Një republikë nga populli dhe për popullin”.