(VIDEO) Avokati i Popullit: 63 ankesa për punën e prokurorëve gjatë vitit 2023

(VIDEO) Avokati i Popullit: 63 ankesa për punën e prokurorëve gjatë vitit 2023

Gjithsej 63 ankesa janë dorëzuar në fushën që ka të bëjë me punën dhe veprimin e prokurorive në vend, tregon raporti vjetor për shkallën e garantimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2023 që e publikon Avkokati i Popullit. Qytetarët në lëndët e theksuara kanë shprehur pakënaqësi për shkak të mosveprimit për paraqitjen e dorëzuar të veprës penale, prolongim të procedurës apo për shkak të pakënaqësisë nga një vendim i miratuar.

Avokati i Popullit

 “Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime, duke përfshirë dorëzimin e vendimeve të prokurorisë së palëve dhe mundësinë për të ankuar në prokuroritë më të larta publike, veprime më të shpejta dhe respektimin e afatit prej 3 muajsh për të njoftuar prokurorin më të lartë publik dhe ankuesin, të veprojnë me më shumë përditësim dhe të ndërmarrin veprime në kohë, të respektojnë afatin që nëse deri në tre muaj nuk sjellin vendim të prokurorit publik, t’i njoftojnë prokuroritë më të lartë dhe denoncuesin, që të mos ketë dyshim dhe frikë se përndjekja do të vjetërsohet”.

Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë me vite ankohen për mosfunksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut dhe problemeve të saja me vonesën e porosive me muaj, mungesën e postierëve, humbjet financiare si dhe vonesën e pagave të punonjësve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING