Avokati i Popullit: Është në rënie numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike
Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimin e respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 ka sjellë një analizë të situatës në fushën e drejtësisë, veçanërisht në lidhje me performancën e prokurorive. Ku theksohet se numri i ankesave të dorëzuara në prokurori në krahasim me vitin 2022 ka pësuar një zvogëlim prej 24 rasteve, duke arritur në totalin e 63 ankesave për vitin 2023. Ndërkohë, është vlerësuar se ky zvogëlim është për më shumë se 38% në krahasim me vitin e mëparshëm, një tregues që interpretuar si rezultat i përpjekjeve të Prokurorisë Publike për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të ngjallur më shumë besim te qytetarët në punën e prokurorive.
Për sa i përket përmbajtjes së ankesave, është evidentuar se shumica e tyre janë adresuar prokurorive themelore publike (51 ankesa), ndjekur nga një numër më i vogël që janë drejtuar në Prokurorinë Themelore Publike për Krime të Organizuar dhe Korrupsion (4 ankesa), dhe në Prokurorinë Publike të RMV(3 ankesa). Ky fakt theksohet si indikacion i rëndësisë së prokurorive themelore publike në lidhje me kontaktin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionin e drejtësisë.
Megjithatë, përkundër zvogëlimit të numrit të ankesave, raporti thekson se disa prej tyre kanë përshkruar mosveprimin e prokurorisë pas kallëzimeve penale ose zvarritjen e procedurave, duke shprehur pakënaqësi për vendimet e marrura. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime, duke përfshirë dorëzimin e vendimeve të prokurorisë së palëve dhe mundësinë për të ankuar në prokuroritë më të larta publike, veprime më të shpejta dhe respektimin e afatit prej 3 muajsh për të njoftuar prokurorin më të lartë publik dhe ankuesin.