KSHZ-ja miratoi ndryshime dhe plotësime në afatet për zgjedhje në përputhje me Kodin Zgjedhor
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka marrë vendime për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve dhe për ndryshimin dhe plotësimin e afateve për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa u akredituan dhe një numër shtesë vëzhgues për të dyja llojet e zgjedhjeve të 24 prillit dhe 8 majit.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, informoi se ndryshimet kanë të bëjnë me disa pika të Kodit Zgjedhor. Për zgjedhjet për president dhe për deputetë, kjo i referohet raporteve financiare për donacione, ndërsa për zgjedhjet parlamentare dhe për faktin se nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në momentin e fillimit të fushatës nuk duhet të shpenzohen mjete nga llgaritë e transaksionit dhe se pjesëmarrësi i zgjedhjeve gjatë asaj periudhe ka të drejtë të organizojë vetëm një paraqitje publike.
Për zgjedhjet e dyfishta KSHZ miratoi 31 vëzhgues shtesë të OSBE/ODIHR dhe dy persona nga Qendra për Trajnime të Vazhdueshëm në Zgjedhje nga Moldavia. Ambasada e Shqipërisë kishte kërkesë për akreditimin e tre personave, ndërsa Qendra për Kërkime të Sigurisë kërkoi akreditimin e 29 personave.
“Çdo vëzhgues i autorizuar duhet ta respektojë Kodin për vëzhgim të KSHZ-së”, tha anëtari i KSHZ-së Boban Stojkovski.