Ahmeti dënon incidentin në Haraçinë: Kemi tentuar t’i tejkalojmë dallimet mes Ajvazit dhe Ibrahimit, por ja që nuk ka funksionuar

Ahmeti dënon incidentin në Haraçinë: Kemi tentuar t’i tejkalojmë dallimet mes Ajvazit dhe Ibrahimit, por ja që nuk ka funksionuar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike Boshnjake, u pyet edhe lidhur me incidentin e përgjakshëm në Haraçinë. Ai e quajti akt kriminal ngjarjen ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa cak ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ahmeti tha se nuk beson se ka prapavijë politike dhe fton organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet.
I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.
“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.

MARKETING