135 shoferë të sanksionuar në Shkup, 57 për shpejtësi tej normave të lejuara

135 shoferë të sanksionuar në Shkup, 57 për shpejtësi tej normave të lejuara

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 masa, nga të cilat 57 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, pesë masa. për mospërdorim të rripit të sigurimit, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING