Bashkim Velija: Do të bëjmë një ndeshje fantastike ndaj Bregallnicës

Bashkim Velija: Do të bëjmë një ndeshje fantastike ndaj Bregallnicës

Shkëndija e Tetovës të dielën përballet me Bregallnicën në kuadër të xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor. Në prag të kësaj ndeshje ka folur mbrojtësi Bashkim Velija, i cili tha pret që çdo lojtar të jep maksimumin për të fituar ndeshjen.

Për ndeshjen e radhës presim të japim maksimumin. Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë dhe presim të japim gjithçka nga vetja për të marrë një rezultat pozitiv. Kemi 3 barazime në 3 ndeshjet e fundit, edhe presim çdo lojtar të jap maksiumin e vet ta fitojmë ndeshjen”.

“Besoj se po. Pauza dy javore na ka ndihmuar shumë pasi 3 barazime janë tepër, kështu që kemi ushtruar intensivisht dy javë. Jemi në formë të mirë. Mendoj se do të bëjmë një ndeshje fantastike dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv”.

Velija vlerëson se për çdo kundërshtar duhet të jenë seriozë dhe pavarësisht faktit se ndaj Bregallnicës do të jetë e vështirë, ai përcjell besim se do të marrin rezultat pozitiv.

“Për çdo kundërshtar duhet të jemi serioz. Çdo ekip është në lojë. Duhet të japim maksimumin. Nuk ka asnjë ekip të dobët. Do të jetë e vështirë, por besoj se do ta kalojmë” .

“Patjetër që po. Të gjithë duhet të jenë në stadium. Kemi nevojë për tifozët”, shtoi në fund Velija. /SHENJA/

MARKETING