Ali Ahmeti: Prof. Dr. Sylejman Baki do të jetë bartës liste në Njësinë Zgjedhore 3
Sot, prijësi i Frontit Europian, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka arritur të firmos marrëveshje bashkëpunimi edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes për Drejtësi dhe Demokraci të Turqve të Maqedonisë, Prof. Dr. Sylejman Baki dhe z. Salih Murat.
I pyetur se a është dobësuar BDI qe po merr në koalicion edhe pakicat e tjera etnike, Ahmeti u përgjigj se është e kundërta. Poashtu bëri me dije se Baki do të jetë bartës në Njësin e 3 zgjedhore.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“BDI se është forcuar i merr tani turqit, romët, boshnjakët, jo që është dobësuar….Po profesor Sylejman Baki është bartës i njësisë zgjedhore numër 3…Bartësit e BDI-së të gjithë do të jenë Lëvizje qytetare, shoqata, do të jenë në kuadër të këtij Fronti Evropian, d.t.th edhe Lëvizja për Demoraci turke është në kuadër të Frontit”.