(VIDEO) Tre të vdekur dhe katër të lënduar rëndë në aksident
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen e Kërçovës, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe 4 të tjerë janë të lënduar rëndë. Nga Ministria e Punëve të Brendshe-në Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me targa të Kërçovës, të tipit “VW” dhe Peugeot”.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME-OHËR
“Me datë 29.03.2024 në ora 04:50 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se në rrugën “Rruga Magjistrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Peugeot” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe veturës “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Nga MPB gjithashtu informojnë se lëndime të rënda në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër janë konstatuar te 19-vjeçari T.S. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.
Ndërkaq, në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer ekspertizë. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi.
Samir Mustafa /SHENJA/