(VIDEO) BDI zgjeron koalicionin me Lëvizjen e Turqve për Demokraci

(VIDEO) BDI zgjeron koalicionin me Lëvizjen e Turqve për Demokraci

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, koalicionin me BDI-në do ta zyrtarizoj të shtunën në mbrëmje. Ndërkaq, Sela, siç njoftoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, do të jetë bartës i njësisë zgjedhore numër 5, si përfaqësues i koalicionit Fronti Evropian.

Kjo e premte ishte e rezervuar për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndrmjet BDI-së dhe Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci.

Sylejman Baki, përfaqësues i partisë Lëvizja e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci

“Dua të theksoj se çështjet e përfaqësimit të drejtë të turqëve në Maqedoni dhe arsimit në gjuhën e tyre amtare janë shumë të rëndësishme për ne. Me këtë rast, në mënyrë që të gjitha segmentet e shoqërisë të jetojnë sëbashku në paqe, prosperitet dhe mirëqenie nën shtetin tonë të përbashkët, dhe të arrijmë antarsimin në BE, ju bëjë thirrje të gjithë që të mbështesin fuqishëm Frontin Evropian”.

I pyetyr se a është dobësuar BDI qe po merr në koalicion edhe pakicat e tjera etnike, Ahmeti u përgjigj se është e kundërta. Poashtu bëri me dije se Baki do të jetë bartës në Njësin e 3 zgjedhore.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“BDI se është forcuar i merr tani turqit, romët, boshnjakët, jo që është dobësuar….Po profesor Sylejman Baki është bartës i njësisë zgjedhore numër 3…Bartësit e BDI-së të gjithë do të jenë Lëvizje qytetare, shoqata, do të jenë në kuadër të këtij Fronti Evropian, d.t.th edhe Lëvizja për Demoraci turke është në kuadër të Frontit”.

Ahmeti ditëve të kaluara ka nënshkruar marrëveshje edhe me parti turke dhe rome.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING