(VIDEO) 48 orë paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen e mjekut amë
Gjykata e Maqedonisë së Veriut, njofton se është caktuar arrest shtëpiak prej 48 orësh i dy prej të arrestuarve për vrasjen e mjekut 67- vjeçar të ejten e kaluar, në Zhelezarë. Ata theksojnë se, masa është caktuar me kërkesë të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pasi që në lidhje me rastin ende janë duke u mbledhur provat.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Duke pasur parasysh se ende po ndërmerren veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në vendbanimin Zhelezarë në Shkup. Propozimi është pranuar dhe është caktuar masa e kërkuar”.
Ndryshe, Ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për vrasjen e mjekut, të mërkurën në mbrëmje në podkastin “Pretres”, informoi se janë arrestuar dy persona, ndërsa dje duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Bosilovë, ka bërë të ditur se edhe një person tjetër është arrestuar.
Pançe Toshkovski, Ministër Teknik i Punëve të Brendshme
“Pra, gjithsej janë arrestuar tre persona. Kërkimet kanë përfunduar në orët e vona, po vijojnë veprimet e tjera hetimore për konstatimin e duhur të gjendjes faktike. Sapo të kemi informacione të reja shtesë, publiku do të njoftohet”.
Sipas ministrit teknik të Punëve të Brendshme, në shtatë ditë janë kryer 20 veprime hetimore dhe janë kontrolluar mbi 50 kamera, përkatësisht video incizime.
Thekson se kanë persona të dyshuar për vrasjen, ku dhe kanë gjurmë të caktuara, materiale, që i dërgojnë deri tek këta të dyshuar. Ministri shpreson që në një kohë sa më të shkurtë të dalë me detaje për këtë pjesë të veprimeve hetimore. Megjithatë, Sipas të dhënave fillestare, Toshkovski shton më tutje duke thënë se motivi i vrasjes së mjekut nuk ka lidhje me profesionin.
/SHENJA/