Ali Ahmeti: Fitorja e këtij fronti do të jetë madhështore, si asnjëherë më parë!

Ali Ahmeti: Fitorja e këtij fronti do të jetë madhështore, si asnjëherë më parë!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Frontin Europian tha se këtij fronti po i bashkohen edhe komunitete tjera si turqit, romët.

Ahmeti tha se ata nuk kanë kërkuar asnjëherë lëmosh, dhe se marrëveshja e Ohrit, avancoi edhe ata komunitete të cilët ishin të diskriminuar dhe të margjinalizuar.

“Ne jemi garantuesit e vërtetë sepse ne kemi provuar në shpinën tonë se çfarë është diskriminimi, mbizotërimi dhe komunitetet e vogla ashtu siç arritëm për 22 vite në progres gjeometrik në këtë front do të avancojnë edhe më shumë bashkë me ne”, u shpreh Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ali Ahmeti tha se ata nuk heqin dorë nga objektivat dhe se ky Front nuk bëhet për përfitime partiake dhe personale por bëhet që të triumfojë në mision dhe se vendi i këtij shteti është në BE.

“Për gjëra të vogla që ka ndodhur nuk duhet të humbasim objektivat e mëdha. Prandaj ky partneritet që ndërtohet, vërtetë është i fortë sepse asnjëherë nuk më kanë vendosur që të tretë edhe partitë që do t’i bashkëngjiten këtij fronti interesat e tyre personale, të gjitha kanë vendosur interesat strategjike, që fronti lerë që të jetë unik, por të jetë i fortë dhe triumfues. Nuk dyshoj fare në fitore madhështore që asnjëherë nuk e kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë, do jetë fitorja më e madhe në historinë e pas pavarësisë të këtij shteti”, tha Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING