“Rusia shkeli hapësirën ajrore” – Polonia nis të aktivizojë avionët ushtarakë

“Rusia shkeli hapësirën ajrore” – Polonia nis të aktivizojë avionët ushtarakë

Rusia ka nisur sulmet ajrore në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Pikërisht  sulmi në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të “aktivizonin aeroplanët” për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj, sipas mediave të huaja.

Forcat e armatosura të Polonisë shkruan  në rrjetin social X: “Komanda Operacionale e forcave të armatosura po vëzhgon sonte aktivitetet intensive të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, që kanë të bëjnë me sulmet ajrore dhe raketore ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës”.

“Të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake janë nisur dhe po monitorohet situata në mënyrë të vazhdueshme”.

“Ne paralajmërojmë se aeroplanët polakë dhe aleatë janë aktivizuar, gjë që mund të rezultojë në rritje të niveleve të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”.

Kryetari i bashkisë së Lviv, tha në Telegram se nuk kishte sulme në qytet, por rreth 20 raketa dhe shtatë drone sulmuese synonin “infrastrukturën kritike” në rajon.

MARKETING