Gjermani: Dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident në rajonin e Bavarisë
Dy persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një seri përplasjesh në autostratdën A3 në shtetin jugor të Gjermanisë të Bavarisë pasditen e së dielës.
Autoritetet thonë se rreth 40 automjete u përfshinë drejtpërdrejt në një zinxhir aksidentesh që nisën rreth orës 16:00 përgjatë një në shiu të dendur pranë qytetit të Würzburg.
Kryqi i Kuq i Bavarisë raportoi se 31 persona u plagosën në incident, katër në gjendje të rëndë.
Autoritetet thonë se ngjarja ishte rezultat i tre përplasjeve të veçanta që përfundimisht çuan në mbylljen e A3 drejt Nurembergut.
Sipas një zëdhënësi të policisë disa automjete ishin përfshirë në aksidentin fillestar dhe menjëherë pas kësaj automjete të tjera filluan të grumbulloheshin në automjetet e ndaluara pasi trafiku filloi të rikthehej shpejt.
Aksidenti i dytë ka bërë që tri automjete të përfshihen në flakë.
Aksidenti i tretë ndodhi rreth 30 minuta më vonë kur disa automjete tjera u futën me shpejtësi në trafik të ndalur. Në platformën sociale X, ish Twitter, Kryqi i Kuq njoftoi se operacionet e mëdha ishin duke u zhvilluar, duke postuar foto të autostradës së mbyllur me ambulanca dhe helikopterë, tre prej të cilëve aterruan në vendngjarje për t’i larguar të plagosurit rëndë./DW