Izraeli do të lirojë mbi 700 të burgosur palestinezë në këmbim të 40 pengjeve izraelite në Gaza

Izraeli do të lirojë mbi 700 të burgosur palestinezë në këmbim të 40 pengjeve izraelite në Gaza

Në negociatat indirekte të mbajtura mes Izraelit dhe Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, pretendohet se Izraeli ka pranuar të lirojë mbi 700 të burgosur palestinezë në këmbim të 40 pengjeve izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Në lajmin e faqes së lajmeve “Walla” me qendër në Izrael të cilin e bazon në dy burime, thuhet se në negociatat indirekte që filluan mes palëve në Doha më 18 mars, është siguruar marrëveshje për lirimin e një pjese të pengjeve.

Gjatë negociatave theksohet se Izraeli në këmbim të 40 pengjeve në Gaza ka pranuar të lirojë 700 deri në 800 të burgosur palestinezë, përfshirë në mesin e tyre 100 persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Më tej pretendohet se delegacioni izraelit ka pranuar propozimin e SHBA-së lidhur me çështjen për numrin e palestinezëve që do të lirohen në këmbim të çdo pengu izraelit.

Theksohet se delegacionit izraelit në Doha i është dhënë kompetencë për të diskutuar lidhur me çështjen e rikthimit të palestinezëve në veri të Gazës.

Sipas medias izraelite, Hamasit mund t’i nevojiten disa ditë për të dhënë përgjigje, për shkak se pritet miratim nga udhëheqja e Hamasit në Gaza.

– Hamasi dhe Izraeli negociata indirekte për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve

Delegacioni izraelit nën kryesimin e kreut të Mossad-it, David Barnea më 18 mars mbërriti në Doha për raundin e ri të negociatave lidhur me lirimin e pengjeve.

Mediat izraelite njoftuan se negociatat për shkëmbimin e pengjeve mes Hamasit dhe Tel Avivit filluan zyrtarisht me mbërritjen në Doha të delegacionit izraelit të kryesuar nga kreu i Mossad-it.

Në delegacionin izraelit ishte edhe Nitzan Alon, përgjegjës për dosjen për të rrëmbyerit dhe të zhdukurit në ushtrinë izraelite.

Në lajmin e televizionit izraelit “Channel 12” thuhej se negociatat mund të zgjasin rreth 2 javë.

MARKETING