(VIDEO) Të shtëna me armë në një sallë koncertesh në Moskë, raportohet për 12 viktima
Të paktën 12 viktima janë raportuar në Moskë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një sallë koncertesh.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, dyshohet se autorët janë 3 persona, të cilët ishin të maskuar.
“Evakuimi i njerëzve po vazhdon”, thanë shërbimet e urgjencës, teksa mendohet se 35 persona janë plagosur.
Ndërtesa është përfshirë nga flakët, ndërsa personat që gjendeshin brenda, janë evakuar.
⚡️⚡️ The first seconds of the attack on Crocus City Hall – two masked men with automatic weapons shoot the crowd, everyone is dead.
Kremlin media reports an explosion. pic.twitter.com/7zXs2xAS0t
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024