(VIDEO) Masakrohet me thikë një mjekë amë nga Shkupi, ja detajet e rastit

(VIDEO) Masakrohet me thikë një mjekë amë nga Shkupi, ja detajet e rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ku rreth orës 23:00 mjeku amë Aco Trpovski është gjetur pa shenja jeta. I ndjeri ka qenë  me plagë të shumta me thikë, në veturën e tij të parkuar në një parking afër poliklinikës Zhelezara nga djali i tij. Bëhet fjalë për një mjek që kishte një ordinancë private dhe është 67 vjeç. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga ku thonë se po merren masa për zbardhje të rastit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij ‘Kia’ me targa të Shkupit, në parking afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup. Ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen”.

Njejtë deklarojnë edhe nga  Prokuroria Themelore Publike Shkup, të cilët  mbrëmë poashtu kanë kryer mbikëqyrje në lagjen Zhelezara në Shkup, aty ku ka ndodhur vrasja.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe sigurimin e pamjeve të video vëzhgimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”.

Ndërkaq, në lidhje me këtë rastë tragjikë, ka reaguar edhe Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Familjare, Dr. Lilia Çolakova Dervishova, e cila ka thënë se bëhet fjalë për një mjekë të mirë, me përvojë të madhe dhe të gjithë jemi tronditur nga tragjedia.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING