VLEN: Tentativat e dëshpëruara të BDI-së

VLEN: Tentativat e dëshpëruara të BDI-së

VLEN ka reaguar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të BDI-së me Lëvizjen populli të Skënder Rexhepit.
“Në çfarë derexheje ka rënë komandanti! Ai e ka të qartë se është drejt rrugës së humbjes! Ai e ka humbur “busullën politike”dhe po përpiqet të gjejë shpëtimin e tij mes Zejdit dhe shumë të tjerëve, të cilët përfaqësojnë një varg figurash të paplotësuara, të cilat shfaqen si kameleonë nëpër politikën vendase. Po mos të ishte qesharake, do të ishte tragjike. Sa u përket konstruksioneve të tyre bajate, mos t’u mbetemi borxh. “Gjuetarët e rusëve” të shpërndarë urdhërohen të shohin veten e tyre. Bizneset e kazinove serbe nëntokësore, lidhjet e biznesit rus me Daka Davidoviqin, striptiz Soravia, planet e Budapestit për të kthyer Nikolla Gruevskin, funksionarët në listën e zezë të SHBA-së dhe nikoqirët e Sergej Llavrovit, janë një shenjë mbrojtëse e kryesisë të frikësuar të BDI-së. Do të jetë interesante të shohim “besimtarin e madh” Skender Rexhepi duke i mbrojtur këto marrëveshje të pamoralshme dhe korruptive të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e opozitës shqiptare

MARKETING