(VIDEO) Elezi: Na presin ndeshje të rëndësishme ndaj moldavisë dhe Malit të Zi

(VIDEO) Elezi: Na presin ndeshje të rëndësishme ndaj moldavisë dhe Malit të Zi

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është akomuduar në Antalia të Turqisë dhe ka vazhduar me ditën e dytë të përgatitjeve për dy ndeshjet kontrolluese që do ti luaj ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevskit u grumbulluan ditën e djeshme në tokën turke, teksa menjëherë kanë nisur me stërvitjet dhe planin përgatitor për sfidat që i presin. Nga tabori i Maqedonisë, në fillim të këtyre përgatitjeve ka folur mesfushori shqiptar, Agon Elezi.

Agon Elezi, reprezentues

“Jam i kënaqur dhe i lumtur që sërish jemi bashk në grumbullim me ekipin përfaqësues. Na ka munguar kjo atmosferë që e kemi pasur në grumbullimet e fundit. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse janë miqësore, por ne nuk i marrim ashtu. Për ne janë si të jenë ndeshje kualifikuese, sepse kur luan për përfaqësuesen të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Presim që të jenë sfida të mira, kundër ekipeve shumë të mira që janë si Moldavia dhe Mali Zi, të cilat kishin paraqitje shumë të mira në eliminatoret për Europian. Dhe për ne kjo do të jetë shumë e mirë për të njohur njeri tjetrin më shumë dhe për atë që na pret në muajin shtator në fillim e Ligës së Kombeve”

Përfaqësuesja e vendit ndeshjen e parë kontrolluese e luan me 22 mars ndaj Moldavisë, përderisa tre ditë më vonë do të takohet me Malin e Zi.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING