Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
MARKETING
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore e vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 9, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 8 deri 14 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti pritet të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit.