SHBA-ja i vendosi në listën e zezë Katica Janevën dhe Stevço Jakimovskin

SHBA-ja i vendosi në listën e zezë Katica Janevën dhe Stevço Jakimovskin

Për shkak të përzierjes në korrupsion të konsiderueshëm Departamenti amerikan i Shtteit sot emëroi disa funksionarë nga Ballkani Perëndimor në “listën e zezë”, mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katia Janeva dhe kryetarin aktual të komunës së Karposhit dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski.

MARKETING

Description of image

Në vlerësimin e Shteteve të Bashkuara, veprimet e tyre kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre.

“Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale në Maqedoninë e Veriut, Janeva ishte e përfshirë në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme se Janeva ka kërkuar dhe marrë ryshfet për të ndikuar në prokurorinë nën juridiksionin e saj”.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski u angazhua në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Këto emërime konfirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të forcuar institucionet demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha fuqitë e disponueshme për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

MARKETING