(VIDEO) Sekuestrohen 22 makina gjatë një aksioni të përbashkët të doganës dhe policisë
Ministria e Punëve të Brendshme në një aksion të përbashkët me Doganat ka konfiskuar 22 automjete udhëtarësh me targa të huaja, të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut. Aksioni ka zgjat dy ditë, ndërsa automjetet e konfiskuara janë të markave të ndryshme, ku në mesin e tyre katër automjete janë “Mercedes”, tri automjete janë “Audi”, dy “BMË”, dhe një mjet mallrash për pasagjerë “Tesla” të gjitha të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut për më shumë se 6 muaj.
Drejtoria e Doganave informoi se gjykata do të nis procedurëkundër personave që i kanë pas drejtuar auttomjetet e konfiskuara.
DREJTORIA E DOGANAVE
“Në përputhje me kompetencat ligjore të Drejtorisë së Doganave për import të përkohshëm, qytetarët e RMV-së dhe të huajt mund të sjellin dhe drejtojnë automjetin përkohësisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre, por më së shumti 6 muaj në një periudhë 12-mujore, pas së cilës automjeti duhet të largohet nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në të kundërt personi që e ka automjetin do të duhet të paraqitet në doganën më të afërt në vendin ku qëndrojnë përkohësisht dhe të fillojnë procedurën përkatëse doganore për import apo import të përkohshëm të automjetit./SHENJA/