Bekteshi: Jemi larg koalicionimit më LSDM-në, kur fiton BDI fitojnë qytetarët!

Bekteshi: Jemi larg koalicionimit më LSDM-në, kur fiton BDI fitojnë qytetarët!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se është i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I pyetur për gjasat për koalicion parazgjedhor me LSDM-në, Bekteshi tha se nuk ka përafrime në këtë çështje.
“Në pjesën e koalicionit me LSDM-në, gjithsesi se në momentin që po flasim, nuk jemi shumë afër që të ketë koalicion të tillë, por më e rëndësishmja është se kur fiton BDI, fitojnë edhe qytetarët, ndërsa tashmë dihet se BDI sigurt do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreth partive të tjera politike, unë i inkurajoj që sa më tepër të jenë në terren dhe të japin oferta konkrete për qytetarët”, theksoi mes tjerash Bekteshi.

MARKETING